Lajme

Gjermania dhe Britania po kërkojnë shoferë, këto janë pagat

Mësohet se shteti i Gjermanisë ka shumë mungës të shoferëve për trafik urban dhe po kërkon shoferë, duke dhënë paga të kënaqshme për të plotësuar menjëherë vendet e lira, transmeton albinfo.ch.

Midis tyre janë kompanitë në Gjermani, të cilat po kërkojnë mbi 500 shoferë me paga shumë të kënaqshme për të plotësuar nevojat e tyre, shkruan “Newsauto.gr”.

“Në Shtutgart paga është 2500 euro, në Frankfurt 2750, në Berlin 2300 euro, në Hamburg 2.500 euro, në Bavari 2500 euro neto. Kandidatët e interesuar duhet të na dërgojnë një CV në [email protected]”.

Nga ana tjetër, Britania e Madhe ka nevojë urgjente për rreth 100 mijë shoferë kamionësh. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e tyre nuk është problem vetëm për Britaninë e Madhe, po rrezikon të përhapet në pjesë të tjera të Europës, duke shkaktuar probleme në transport. /Albinfo.ch