Lajme
Gjermania fton Mërgim Berishen për miqësore

Mësohet se sulmuesi Mërgim Berisha do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Gjermanisë për ndeshjet miqësore të këtij muaji, përcjell albinfo.ch.
Sot, Berisha është ftuar nga përzgjedhësi Hansi Flick, i cili ende nuk e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar.
Mediat gjermane shkruajnë se Berisha ka gjetur vend në listën e Flickut pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë sezon në Bundesligë me fanellën e skuadrës së Augsburgut.
Vlen të theksohet se 24-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 4 herë në 18 ndeshje të luajtura në Bundesligë, ndërsa tek Augsburgu është huazuar nga Fenerbahçe.
Për Berishën, kjo do të jetë hera e parë që ftohet nga Përfaqësuesja A e Gjermanisë, pasi më herët ka qenë pjesë e ekipit U21, me të cilin e ka fituar Kampionatin Evropian.
Përfaqësuesja gjermane në fund të këtij muaji do t’i luajë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Më 25 maj do të përballet me Perunë, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë edhe me Belgjikën.
E-Diaspora
-
Një grua 56-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali Vrasje në familjen shqiptare në Itali...
-
Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën
-
Inxhinierja Bertila Bruka, pjesë e projektit për të rinj STEM
-
Valle e këngë tradicionale shqipe në koncertin artistik në Gjenevë
-
Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro
Jeta në Zvicër
-
Ish-ambasadori zviceran në Ukrainë: Zvicra duhet të lejojë rieksportet e armëve Ish-ambasadori zviceran në Ukrainë beson se Zvicra duhet të lejojë rieksportet e armëve në vendin e...
-
Imazhi i bankave zvicerane ka marrë kuptim jo të mirë
-
Cilat kantone në Zvicër nuk preferohen nga të huajt?
-
5 profesionet që mund t’i bësh në Zvicër pa trajnime e përvojë paraprake
-
Kundërshtohet ndërtimi i marinës në Liqenin e Luzern-it