Bota

Gjermania i kërkon, por edhe i dëbon inferimerët shqiptarë

Gjermania ka nevojë urgjente për infermierë. Ata gjithashtu duhet të vijnë edhe nga jashtë, thotë ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn. Por, disa janë deportuar: Sikurse Rafet Oraca dy javë para provimit të tij.

Se policia do ta merrte, Rafet Oraca 40-vjeçar e dinte. Në të shumtën e rasteve, ajo vjen ndërmjet mesnatës dhe orës 05.00 të mëngjesit, i kishte rrëfyer dikush dhe në këtë kohë ai gjithnjë kishte qenë zgjuar. Po t`i kishin lënë vetëm pak kohë para dëbimit, të paktën ai do të përfundonte provimin e tij të fundit. Pastaj ai do të mund të punonte kudo dhe natyrisht, më së miri këtu. Por, jo vetëm Gjermania që po kërkon infermierë, shkruan Albinfo.ch.

Mirëpo, në këtë rast, policia arriti një kohë të mirë para mesnatës. Në orën 20:55 të mëngjesit më 14 qershor 2017, policia po rrinte para derës së Oracës në Grafenau, Bavaria e Ulët. Ai e kujton saktësisht kohën, sepse ishte Ramazani, muaji mysliman i agjërimit dhe për pesë minuta ka munudr të hante. Rafetit i kujtohet se si donin t`ia largonin telefonin, por ai u kishte thënë atyre se nuk ishte e nevojshme, pasi nuk e kishte ndërmend të thërriste ndihmë. Por, Rafetit i kujtohet se oficeri policor i kishte thënë: “Unë duhet ta bëj këtë”.

Rafet Oraca dhe fëmijët e tij Amelia, 4 vjeç dhe Emilia, 2 vjeç, atë ditë u dëbuan në Kosovë. Vetëm dy javë para provimit të tij përfundimtar për asistent infermier geriatrik. Pas gati dy vite trajnimi. Bashkëshortja e tij, e cila ishte në spital me probleme të zemrës, më vonë udhëtoi vullnetarisht. Që atëherë ata janë atje.

Në Gjermani, stafi i infermierëve kërkohet urgjentisht. Aq shumë sa që ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU), ka njoftuar planet për të rekrutuar specialistë në Europën Juglindore. Sidomos në Shqipëri dhe Kosovë. Pra, atje ku Gjermania sapo e ka dërguar infermiein Rafet Oraca mbrapa.

Në Gjermani, rreth tre milionë persona kanë nevojë për kujdes; Deri në vitin 2060, numri pritet të rritet në 4.7 milionë. Shifrat nga qeveria federale thonë se së paku 36.000 punëtorë të kualifikuar mungojnë nga kjo sferë. Në azilet gjermane të të moshuarve, 12.500 vende pune janë të lira. Për kujdesin e tyre janë duke u kërkuar 15.000 punëtorë të trajnuar dhe 8.500 ndihmëtarë të tjerë. Disa tëtjerë flasin për shifra edhe më të larta.

Në janar të vitit 2015, familja Oraca erdhi me tren nga Austria në Mynih. Me “shumë shumë” kosovarë të tjerë, thotë Oraca, i cili më pas kishte bërë rrugën për në Republikën Federale. Në të njëjtin vit ai dhe bashkëshortja e tij filluan trajnimin në Akademinë e përkujdesjes ndaj të moshuarve në Grafenau. Në vitin 2016 lindi fëmija i tyre i dytë.

Pastaj u caktuan të vendoseshin në Qendrën transitore Bamberg. Oraca dhe gruaja e tij refuzuan të shkonin atje sepse donin të përfundonin shkollimin. Si një sanksion, familja nuk mori beneficione sociale, thotë ai. Financiarisht i mbështeti një rreth miqsh në Grafenau, ndërsa Këshilli i refugjatëve të Bavarisë mblodhi donacione. Në qendërn strehuese të refugjatëve ata u toleruan edhe më tej. Aty banuan deri në ditën e dëbimit të tyre, transmeton Albinfo.ch.

Familja Oraca ka bërë gjithçka ligjërisht për të parandaluar dëbimin e tyre. Por ka pasur mënyra të tjera për të parandaluar dëbimin, duke shkaktuar sëmundje. Disa me dashje gëlltisin diçka ose sillen aq agresivisht, sa që piloti refuzon ta marrë në avion me ta. “Kur dikush kundërshton me duar dhe këmbë, është pothuajse e pashpresë për të kryer një dëbim”, ka pohuar Peter Schall, drejtuesi i sindikatës bavareze të policisë. Por, Rafet Oraca nuk ndërmori asgjë. Deportimi i tij ishte ndoshta i lehtë për policinë. Por a kishte kuptim?

I deleguari nga CDU, Uëe Schummer ka bërë thirrje për ndalimin e deportimit të refugjatëve të mirintegruar për shkak të mungesës së stafit në azilet e të moshuarve, e që punojnë në profesione shëndetësore. Bashkëpunëtori i tij nga CSU, Erich Irlstorfer ka thënë se propozimi i Schummer ka një “justifikim të caktuar”. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëron shumë përjashtimeve për grupet të caktuara individuale profesionale.

Në fund të vitit 2015, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi u klasifikuan si vende të sigurta të origjinës. Rafet Oraca dhe familja e tij ishin pa azil në Gjermani. Kërkesat e tyre u refuzuan. Oraca më pas u largua vullnetarisht me familjen e tij. Ai mund të aplikojë për një vizë pune për tu kthyer në Gjermani. Siç thotë ai, Klinika Asklepios Aidenbach në rrethin e Passaut i kishte premtuar një kontratë punësimi. Klinika konfirmon se do ta kishte konsideruar seriozisht një vend trajnimi, sepse ai bëri një përshtypje të motivuar dhe gjuhësore kompetente. Kjo do të ishte e mundur.

Por, përse ai e zbatoi urdhërin e dëbimit kur qëndrimi ishte i paautorizuar? Gjithashtu, ai dhe gruaja e tij filluan arsimin në përkujdesje ndaj të moshuarve pa pasur leje, shkruan “Merkur”, përcjell Albinfo.ch. E gjithë kjo flet kundër Rafet Oracës. Ai është i vetëdisjhëm për këtë dhe ende nuk mund ta kuptojë.

Tani Gjermania më me dëshirë do të preferonte “të marrë njerëz që nuk mund të flasin një fjalë gjermane”, thotë ai. Oraca flet gjermanisht. Nuk është e përsosur, por patjetër e mjaftueshme. Ai duket i integruar. Njerëzit që e njohin atë, thonë se ai dhe familja e tij janë gjithmonë shumë miqësorë. Ai është një tifoz i Bayernit dhe përmes telefonit bën thirrje “Keni kujdes. Servus”. Ai kishte fjalë të mira nga Akademia e Infermierisë, madje ishte edhe kryetari i klasës. Dhe Gjermania ate e dëbon larg.

Në të njëjtën kohë, rekrutimi i infermierëve jashtë vendit po përparon ngadalë. Ka probleme të konsiderueshme për viza, Spahn u ankua kohët e fundit.

Një përvojë që gjithashtu është dashur ta bëjë edhe Klinika Asklepios. Për dy vite, kompania ka trajnuar punëtorë në kujdesin intensiv dhe infermierët kirurgjikalë në Filipine. Kandidatët do të marrin një kurs gjuhe nëntë mujore dhe një kontratë punësimi. Por, ata atëherë duhet të presin një kohë të gjatë për një vizë. “Koha e përpunimit sapo është rritur nga tre në pesë muaj. Përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje në nivel të punës me autoritetet përgjegjëse në Ministrinë e Jashtme, për fat të keq kanë dështuar”, shkruan shefi i koncernit Kai Hankeln, në një letër drejtuar anëtarëve të Bundestagut.

Problemi është gjithashtu i njohur për Baicy Terbrüggen, zëvendësdrejtor menaxhues i IPP-Health. Agjencia siguron mjekë dhe infermierë nga Bosnja dhe Serbia në klinikat gjermane. Por, edhe pse këta infermierë kanë qëndruar në një klinikë gjermane, kanë kaluar një kurs të gjuhës, kanë një kontratë pune dhe një certifikatë të njohjes, Zyra e Jashtme zakonisht do të detyrojë përsëri të presin nëntë deri në dymbëdhjetë muaj për një takim për vizë. Kjo është shumë e bezdisshme, thotë Terbrüggen. “Me këtë rast, klinikat nuk mund të planifikojnë axhendën e tyre”. Së bashku me spitalet, ajo planifikon një letër drejtuar ministrit të Shëndetësisë.

Rafet Oraca gjithashtu është duke luftuar për një vizë dhe njëkohësisht për të ardhmen e tij. Sepse nëse ajo zhvillohet në Gjermani apo në vende të tjera: Së paku ai dëshiron të diplomojë. “Përndryshe unë do të humbas çdo gjë që kam mësuar”, thotë Rafeti. Dhe Akademia e Infermierisë në të vërtetë i jep atij mundësinë për të kapur provimin. Por për të hyrë, ai ka nevojë për vizë. Për datën e shqyrtimit të parë në fund të qershorit, kërkesa iu refuzua. Oraca kishte blerë tashmë një biletë avioni, ky është një parakusht për aplikimin. Por Zyra e Jashtme Federale nuk beson se ai do të kthehet në Kosovë pas diplomimit.

Shansi i tij i fundit është termini i dytë më 17 shtator. Me ndihmën e avokates së tij, para gjykatës ai dëshiron të marrë një leje hyrjeje.