Lajme
Gjermania ka nevojë për 30 mijë zanatlinj dhe mjeshtër
Gjermania për disa vite ka nevojë të madhe për punëtorë të profesioneve të ndryshme, veçanërisht zanatlinjve. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Zejtarëve, Hans Peter Wollseifer, tha se vendi kishte nevojë të madhe për zanatlinj dhe mjeshtër në të gjitha pjesët e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave gjermane.
Ai thotë se zanatlinj dhe mjeshtërit janë të nevojshëm në pothuajse të gjithë sektorët – nga ndërtimi, kanalizimet dhe instaluesit e deri te inxhinieria civile, teknikët e telekomunikacionit, kasapët dhe ekspertët e ushqimit.
Wollseifer argumenton se shumë punëtori tashmë nuk pranojnë të kryejnë punë fitimprurëse, sepse nuk kanë mjaft punëtorë. Ai vlerëson se Gjermanisë aktualisht i mungojnë rreth 30 mijë punëtorë në një numër sektorësh, duke vërejtur se ka pritshmëri të larta të Ligjit të ri për punësimin e punëtorëve profesionistë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Ligji hyn në fuqi në fillim të marsit 2020..
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë












