Futboll
Gjermania kërkon llogari nga Ozil për fotografinë me Erdoganin
Mesut Ozil dhe Ilkay Gündogan kishin dalë në një fotografi me presidentin turk Erodgan, duke shkaktuar shumë polemika në Gjermani, që nuk janë shuar ende
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel, i kërkoi Mesut Ozilit shpjegime për fotot që bëri me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përpara fillimit të Kampionatit Botëror.
“Mesut Ozil nuk ka bërë asnjë koment deri tani. Tifozët presin përgjigje me të drejtë. Mesut, kur të kthehet nga pushimet, duhet të bëjë një deklaratë publike”, është shprehur Grindel në një intervistë për gjermanen “Kicker”.
Özil dhe Ilkay Gündogan bënë foto me Erdoganin përpara Botërorit dhe eliminimi që në grupe i Gjermanisë i shtoi polemikat për këto poza.
Takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe fanellat dhuratë iu kthyen në një “boomerang” mesfushorëve të përfaqësueses gjermane, Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan, shkruan “TCH”.
Pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Kupa e Botës, presidenti i saporizgjedhur turk ua riktheu fanellat të dy futbollistëve, përcjell albinfo.ch.
Özil dhe Gündogan shkaktuan një zhurmë të madhe dhe polemika të shumta rreth skuadrës përfaqësuese gjermane përpara fillimit të Kupës së Botës, një kompeticion të cilin skuadra kampione nuk e përjetoi në qetësi, përcjell albinfo.ch.
Gündogan shkoi edhe më tej, teksa në fanellën e tij me Manchester Cityn shkroi edhe një dedikim, duke e cilësuar Erdoganin si presidentin e tij.
Një zëdhënës i Erdoganit ka konfirmuar lajmin për kthimin e fanellave të lojtarëve, duke deklaruar se presidenti turk kishte mbetur i pakënaqur nga paraqitja e tyre në Botërorin e Rusisë. Por, Erdogan shkoi edhe më tej, duke vënë gishtin në plagë, teksa deklaroi se nuk do që të ketë të bëjë më me ta, e kërkoi që futbollistët mos ta quajnë më presidentin e tyre.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













