Lajme
Rekord: 33,777 raste të reja me koronavirus në Gjermani
Gjermania raportoi sot 33,777 raste të reja me koronavirus, raste këto të konfirmuara në 24 orët e fundit nga Instituti gjerman, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se kjo ishte hera e parë që Gjermania regjistron mbi 30,000 raste të reja në ditë.
Instituti Robert Koch raportoi edhe për 813 viktima të premten.
Kjo është shifra e dytë më e lartë e viktimave, nga kur ka nisur pandemia në muajin mars.
Në total, Gjermania ka regjistruar mbi 1.4 milion të infektuar dhe gati 25,000 viktima.
Vendi është futur këtë javë në një bllokadë të ashpër, duke mbyllur shkollat dhe bizneset jothelbësore, për të frenuar rritjen e mprehtë të infektimeve me koronavirus.
Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar, ndërsa do të lehtësohen fare pak për Krishtlindje.
Lothar Wieler, udhëheqës i Institutit Robert Koch, i cili mbikëqyr situatën me koronavirus në Gjermani, ka thënë se gjendja është “më serioze se kurrë”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












