Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania mund të parandalojë një valë të dytë
Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, ka thënë se njerëzit duhet të jenë vigjilent edhe në pushimet verore
Gjermania mund të parandalojë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë nëse njerëzit qëndrojnë vigjilentë, veçanërisht gjatë sezonit të pushimeve verore, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Spahn tha në një konferencë shtypi se është e rëndësishme të qëndrosh vigjilent kur udhëton jashtë, ndërsa tregoi se ishte i shqetësuar nga fotot që shfaqnin pushuesit gjatë fundjavës duke injoruar rregullat e distancës sociale.
“E kuptoj padurimin, por aty ku ka grupe, rreziku i infeksionit është veçanërisht i lartë,” tha ai, transmeton Monitor.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi veçanërisht tani në sezonin e verës për të parandaluar infeksionet. Ne nuk duhet të presim automatikisht një valë të dytë në vjeshtë dhe dimër. Së bashku, si shoqëri, ne mund ta parandalojmë atë, siç kemi bërë një herë më parë: thyem valën dhe mbajtjen nën kontroll pandeminë”, përcjell albinfo.ch.
Mbi 15.5 milionë njerëz kanë instaluar aplikacionin e paralajmërimit të koronavirusit në Gjermani dhe mbi 500 mijë persona u testuan javën e kaluar si të dyshuar me Covid-19, niveli më i lartë që prej fillimit të krizës.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë
















