Bota
Gjermania ndryshon rregullat për azilkërkues
Gjermania ishte në mesin e vendeve pro një sistemi automatik të zhvendosjes së azilkërkuesve
Gjermania ka propozuar një skemë automatike të zhvendosjes për azilkërkuesit, pas thirrjeve të përsëritura për reformimin e sistemit të përbashkët evropian të azilit (CEAS).
Propozimi gjerman është më shumë një dokument këshillimi sesa një plan zyrtar dhe sugjeron që kërkesat për azil të ekzaminohen në kufijtë e jashtëm të BE-së. Shpërndarja e azilkërkuesve në vendet anëtare do të bëhet nga EASO, agjencia e azilit të BE-së, në bazë të “ndarjes së drejtë”, duke marrë parasysh popullsinë e secilit vend dhe PBB-në e saj.
Horst Seehofer, ministri i Brendshëm i Gjermanisë nga Partia Kristiane Demokratike, kishte propozuar në tetor që aplikantët për azil t’i nënshtroheshin vlerësimit fillestar në kufijtë e jashtëm të Evropës dhe të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës pikërisht nga atje.
Sipas tij, vetëm azilkërkuesit që janë nevojtar të mbrojtjes evropiane duhet të shpërndahen midis grupit të vendeve “të gatshme” të BE-së, por duhet të merren masa për të parandaluar “lëvizjet sekondare”, që do të thotë të ndalohen azilkërkuesit të lëvizin ilegalisht nga një vend në një tjetër, transmeton Scan.
Seehofer do të paraqesë planin e Gjermanisë dhe brenda javës, do të zhvillohen takime në Berlin me vendet anëtare të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Gjermania ishte në mesin e vendeve pro një sistemi automatik të zhvendosjes së azilkërkuesve, duke theksuar shpërpjesëtimin e përgjegjësisë midis vendeve anëtare të BE-së. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi në korrik, se 14 vende kishin rënë dakord të merrnin pjesë në një skemë automatike të zhvendosjes që do të zëvendësonte mekanizmin e detyrueshëm të zhvendosjes së BE-së. Megjithatë, vetëm gjashtë prej tyre kishin një rol aktiv; dueti franko-gjerman, Luksemburgu, Portugalia, Finlanda, Lituania, Irlanda dhe Kroacia.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, pritet të paraqesë paketën e saj të emigracionit në shkurt, ndërsa Gjermania tashmë është duke u përgatitur për të marrë përsipër Presidencën e Këshillit të BE në gjysmën e dytë të vitit 2020.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













