Lajme
Gjermania përsërit se nuk do të dërgojë armë në Ukrainë
Kancelari Olaf Scholz këmbëngul se Gjermania nuk do të dorëzojë asnjë armë në Ukrainë, por para takimit me presidentin amerikan, Joe Biden, ai foli për vendosjen e Bundeswehr-it në shtetet baltike.
“Qeveria federale ka pasur një kurs të qartë për shumë vite, që ne nuk dërgojmë në zonat e krizës dhe se nuk i dërgojmë armë vdekjeprurëse Ukrainës”, tha politikani i SPD-së sot në programin e ARD-së, “Raport nga Berlini”, para se të nisej për vizitën e tij inauguruese te presidenti Biden.
Ai tha se një qëndrim të ngjashëm ka pasur edhe ish-kancelarja Angela Merkel.
“Paraardhësi im mendonte kështu, dhe kjo ishte e saktë. Dhe, kjo qëndron e vërtetë”, tha Scholz duke shtuar se shumica e gjermanëve e shohin atë në të njëjtën mënyrë.
“Ka edhe deklarata të tjera me zë të lartë në publik. Por, obligimi im është të bëj atë që është në interes të popullit gjerman dhe që në këtë rast është edhe pikëpamja e qytetarëve të vendit tonë”, tha ai.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave














