Shkurt.ch
Gjermania punëson edhe 49 doganierë për “t`u dalë ndihmë” blerësve nga Zvicra
Ky është një lajm i mirë për “turistët e shopingut” por i keq për shitoret zvicerane afër kufirit, shkruajnë mediat zvicerane
“Invazioni” i zviceranëve që për furnizim shkojnë në Gjermani, ka bërë që shteti fqinj i Zvicrës të ketë problem për t`i shërbyer një numri kaq të madh të tyre me rastin e zhdoganimit të mallrave të blera. Për këtë arsye, Dogana Gjermane la vendosur të rrisë personelin e saj nëdy pikat kryesore të Doganës me Zvicrën, në Lorrach dhe në Singen, shkruan handelszeitung.ch.
Në këto dy qendra, ajo do të punësojë edhe 49 punonjës të tjerë, në mënyrë që të shkurtohen pritjet në rresht, transmeton albinfo.ch. Radhët e gjata para doganës bëhen sidomos ditëve të fundjavës. Siç dihet, blerësit nga Zvicra, në shitoret ku bëjnë blerjet e tyre në Gjermani, marrin kuponë të cilët pastaj u shërbejnë në doganë për të kthyer tatimin e paguar të vlerës së shtuar.
Ky është një lajm i mirë për “turistët e shopingut” por i keq për shitoret zvicerane afër kufirit, shkruajnë mediat zvicerane. Ato citojnë një përfaqësues të Migrosit, i cili shprehet i zemëruar me veprimin e doganës gjermane, përcjell albinfo.ch. “Gjermania po tregon një angazhim të madh për të bërë sa më të lehtë dhe pa pengesa blerjen nga përtej kufirit.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













