Lajme
Gjermania, shteti i parë në botë me numrin e të shëruarve
Gjermania zyrtarisht shënon rekordin e shërimeve
Deri më tani është bërë testimi i 2,072,669 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Gjermani është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur rreth 5 mijë vdekje të konfirmuara, ndërsa 103.300 njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, tani mbi 103 mijë persona janë shëruar plotësisht, shkruajnë mediat gjermane.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, duke ngritur numrin zyrtarisht në mbi 103.300 të shëruar.
Ndërkohë të gjithë të prekurit me koronavirus janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore gjermane.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes jo të madhe së të prekurve nga koronavirusi në Gjermani, ka rritje rekorde edhe të të shëruarve. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














