Lajme
Gjermania vendosi kufizime për udhëtarët nga Franca
Dje Gjermania njoftoi udhëtarët që vijnë nga rajoni francez Moselle do të përballen me kufizime shtesë, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në këtë rajon. Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 2 mars.
Ndërkohë agjencia për kontrollin e sëmundjes në Gjermani tha se ka shtuar Mosellen në listën e zonave, ku variantet e reja të koronavirusit po përhapen.
Në këtë listë janë edhe Republika Çeke, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar. Udhëtarët nga këto vende duhet të paraqesin test negativ për koronavirus para se të hyjnë në Gjermani. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm shoferët e kamionëve dhe disa punëtorë kyçë.
Vlen të theksohet se ashpërsimi i kufizimeve është kritikuar nga Komisioni Evropian, që e ka cilësuar si masë joproporcionale dhe ka thënë se nuk është në pajtim me një marrëveshje-kornizë të BE-së.
Në rajonin Moselle gjendet qyteti franzec Metz. Ai gjendet në kufi me Gjermaninë.
Ministri francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune, tha se Qeverisë franceze i vjen keq për këtë vendim të Gjermanisë.
Ai shtoi se Franca është në negociata që Gjermania të zbusë masat për 16.000 banorët e Moselle që punojnë në Gjermani. Në mënyrë specifike, ai tha se këta punëtorë francezë nuk duhet të përballen me teste ditore me metodën PCR, për të hyrë në Gjermani, duke thënë se do të ishte më e lehtë që këta persona të testoheshin në çdo dy apo tre ditë dhe jo përditë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













