Kosova
Gjuha Shqipe hyn si lëndë në Universitetin e Harvardit
Gjuha shqipe futet si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit
Mësohet se Gjuha Shqipe tashmë është lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit, në kuadër të Departamentit të Letërsisë Krahasuese. Kjo u bë e ditur nga administratori i departamentit, Faton Limani, transmeton albinfo.ch.
Ai tha se gjithë kjo është arritur nga ai, në bashkëpunim me Eva Stathi-Misho.
“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tri nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, njoftoi Limani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit Kur policët u përpoqën të kryenin kontrolle identiteti, ata u penguan nga disa persona të pranishëm.... -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien përsëri në vitin 2027 -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35











