E-Diaspora

Gjykata Federale refuzon ankesën e kosovarit kundër vendosjes në qeli me mbikëqyrje kamerash

I burgosuri që kishte ushtruar ankesë është një kosovar i cili në viti 2011, atëbotë 23 vjeçar,  kishte vrarë me thikë në Grenchen të Kantonit të Solothurnit një truproje të diskotekës "Luxor".

Autoritetet e burgut të Soloturnit kanë vepruar drejt kur një të burgosur problematik e kishin vendosur në një qeli të sigurisë së lartë me mbikëqyrje kamerash. Gjykata Federale e Zvicrës ka hedhur poshtë ankesën që personi në fjalë e kishte bërë kundër autoriteteve të burgut, thuhet në një komunikatë të gjykatës në fjalë, të publikuar sot.

I burgosuri që kishte ushtruar ankesë është një kosovar i cili në viti 2011, atëbotë 23 vjeçar,  kishte vrarë në Grenchen të Kantonit të Solothurnit një truproje të diskotekës “Luxor”.

Në burgun e Solothurnit, ku po vuan dënimin, ai kishte njoftuar duke thirrur nga qelia, se e kishte djegur bluzën. Me atë rast kishte kërkuar heqje të menjëhershme nga aty dhe kishte shqiptuar kërcënime me  vrasje për një punonjës të burgut, trasnmeton albinfo.ch. Veç kësaj ai kishte kërcënuar se do t`i vinte zjarrin qelisë ose do ta përmbytte atë me ujë.

Për shkak të sjelljes së tij që paraqiste rrezik akut për të dhe për të tjerët, ishte vendosr që ai të vihej në një qeli sigurie të lartë me mbikëqyrje të përhershme, përcjell albinfo.ch. Ai pastaj kishte ushtruar ankesë kundër një vendimi të tillë në Departamentin e Brendshmë pastaj në Gjykatën Administrative të Kantonit të Solothurnit dhe së fundi, në Gjykatën Federale të Zvicrës.

Të trija e kishin hedhur poshtë ankesën, me arsyetimin se bëhej fjalë për një masë të kufizuar në kohë.

Gjykata Federale kishte shkruar në vendimin e saj se është mbështetur në një bazë të mjaftueshme ligjore kur ka marrë këtë vendim. Masat e sigurisë kanë qenë në interesin publik dhe atë personal (të të burgosurit) kështu që nuk ka vërejtje sa i përket përshtatshmërisë së këtyre masave.

Veç kësaj, Gjykata Federale ka hedhur poshtë edhe kërkesën e ushtruesit të ankesës që t`i mundësohet shërbim juridik pa pagesë, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast, atij i është kërkuar ta bëjë pagesën prej 1200 frangave në emër të shpenzimeve gjyqësore.

Në diskotekën “Luxory” në Grenchen, më 3 prill 2011, pak para orës 3 të mëngjesit kishte ndodhur një konflikt fizik në mes të një numri personash. Me atë rast, një punëtor gjerman i një firme të sigurimit fizik kishte pësuar plagë të rënda nga therjet me thikë, nga të cilat edhe ka vdekur.

Së paku shtatë herë e ka goditur me thikë kosovari bodigardin, thuhet në aktakuzë.

Gjykata Solothurn-Lebern dhe pastaj edhe Gjykata  Lartë e Kantonit të Solothurnit, e kishun dënuar kosovarin me 16 vjet e tre muaj burg.