Lajme
Gjyqësori fajtor për korrupsionin
Nëse prokurorët dhe gjykatësit do të ishin më aktiv në dënimin e njerëzve të korruptuar, atëherë edhe niveli i hajnisë do të bij dukshëm, thonë shoqëria civile në Kosovë
Sistemi i drejtësisë në Kosovë, prokuroritë dhe gjykatat, e bartin barrën kryesore për nivelin shumë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të paktën kështu konsiderojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët kërkojnë që drejtësia të jetë apolitike.
Nëse prokurorët dhe gjykatësit do të ishin më aktiv në dënimin e njerëzve të korruptuar, atëherë edhe niveli i hajnisë do të bij dukshëm
Merita Mustafa është menaxhere e programit Transparenca dhe Anti- Korrupsioni në Institutin Demokratik të Kosovës. Ajo thotë se prezenca e lartë e korrupsionit në institucionet e Kosovës, bën që vendi të ngecë në zhvillimin e tij, raporton REL.
“Sa i takon prokurorisë dhe gjyqësorit ne lirisht aty mund ta hedhim fajin 100% sepse janë njerëzit kompetentë dhe i kanë të gjitha mundësitë që të bëjnë hetime dhe gjykime të korrupsionit”, deklaron ajo.
Ajo pyet se pse gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë më aktivë?
“Kjo lidhet më shumë me guximin e tyre e gjithsesi që është edhe një pengesë siguria e tyre, mirëpo ata nëse kanë vullnet duhet t’i kërkojnë kushtet dhe të jenë me të zëshëm…”, shprehet Mustafa, sipas të cilës, lufta kundër korrupsionit duhet të jetë puna kryesore e tyre.
Në këtë drejtim, shprehet ajo, duhet të ketë një vendosmëri më të madhe dhe të dënohen personat të cilët gjenden fajtorë.
“Mos guximi faktikisht vjen nga fuqia e tepërt e politikanëve tanë, me të cilët tashmë jemi mësuar. Ata ndihen inferiorë karshi politikanëve, sepse klasa politike dihet tashmë se në Kosovë është mjaft e fuqishme dhe për këtë arsye gjyqtarët dhe prokurorët hezitojnë…”, tha Mustafa.
Kurse Avni Zogiani nga organizata joqeveritare “Çohu” ka thënë se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në mos arritjen e rezultateve në luftimin e korrupsionit. Ai thotë se një ndër faktorët është mungesa e vullnetit politik.
“Korruptimi i vet sistemit gjyqësor dhe politik është faktori më i rëndësishëm, por që kjo do megjithatë një vullnet dhe një analizë për ta tejkaluar. Ne mund të marrim arsyetime nga më të ndryshmet, nga pagat e vogla e deri të frika, por unë mendoj që baza e problemit është pikërisht mungesa e vullnetit politik për ta gjetur se ku në të vërtet janë faktorët kryesorë që ndikojnë në mos veprimi e gjyqësorit”, tha Zogiani.
Derisa zonja Mustafa thotë se në ketë drejtim Agjencia Kundër Korrupsionit me kompetencat që ka nuk mund të bëjë më tepër në këtë drejtim, Zogiani fajëson ketë agjenci për mos angazhim të duhur.
Sipas organizatës ndërkombëtare Transparency International, sektori më i korruptuar në Kosovë del të jetë gjyqësia, e cila pasohet nga partitë politike, shërbimet shëndetësore, Kuvendi i Kosovës, bizneset, sistemi arsimor, zyrtarët e institucioneve publike, policia dhe mediat.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë













