Koronavirusi: çast pas çasti

Gjysma e gjermanëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës

Më shumë se një në dy gjermanë janë vaksinuar të paktën një herë, domethënë 50,1%, rreth 41,5 milionë persona

Gjysma e popullsisë në Gjermani kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn duke bërë një paralajmërim përsa i përket variantit Delta.

“Fushata e vaksinimit ka progresuar me hapa të mëdhenj”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Më shumë se një në dy gjermanë janë vaksinuar të paktën një herë, domethënë 50,1%, rreth 41,5 milionë persona”, shtoi ai.

Rreth gjashtë muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit, 29,6% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, rreth një e treta e 82 milionë banorëve”, nënvizoi Spahn, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.

Pas një fillimi të ngadaltë, fushata e vaksinimit në Gjermani përjetoi një përshpejtim të fortë falë shpërndarjeve më të mëdha të vaksinave të autorizuara për t’u injektuar në Bashkimin Evropian.

Ministri i Shëndetësisë gjithashtu konfirmoi se të gjithë të rriturit që jetojnë në Gjermani do të kenë mundësinë të marrin një dozë të parë deri në fund të korrikut.

Por ai bëri thirrje gjithashtu për vigjilencë pasi varianti Delta, zbuluar fillimisht në Indi dhe më ngjitës, përfundimisht do të bëhet varianti më i përhapur në Gjermani.