Shqipëria
Sali Berisha goditet me grusht nga një qytetar
Sot, tek po mbahej protesta, një qytetar ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, mesditën e sotme teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se qytetari e ka goditur Berishën me grusht në fytyrë dhe kryedemokrati është gjakosur.
Situata aktualisht në protestë është e tensionuar, pasi mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë rrahur sulmuesin.
Nuk dihet ende identiteti i personit që sulmoi kreun e PD-së.
Pas sulmit, Berisha u shpreh se asgjë në botë nuk i mposht.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do t’ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve”, u shpreh Berisha.
Personi që grushtoi Sali Berishën gjatë protestës u shoqërua në fillim drejt selisë blu.
Në selinë e PD-së mbërritën menjëherë forcat e policisë. Shtetasi shfaqet i gjakosur dhe disa minuta më vonë në seli ka mbërritur ambulanca, për t’i dhënë ndihmën e parë.
Policia njofton se po punohet për identifikimin e autorit, sapo të mjekohet.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











