Bota
Goditje për Merkelin: Partia e saj, rënie masive në Hessen
Partitë e krisitiandemokratëve dhe socialdemokratve të Angela Merkelit pësuan një humbje drastike të votave në zgjedhjet në shtetin federal të Hessenit.
Sipas rezultateve zyrtare paraprake, Unioni i krisitiandemokratëve (CDU) i kancelares Merkel ka fituar 27.9 për qind të votave, e cila është dhjetë për qind më pak se zgjedhjet e 5 vjetëve më parë, përcjell albinfo.ch.
Partia Social Demokratike e Gjermanisë (SPD) ka fituar 19.9 për qind, që është edhe dhjetë për qind vota më pak në krahasim me zgjedhjet e fundit provinciale.
Pas zgjedhjeve në Bavari dy javë më parë, ku partitë e koalicionit qeverisës në Berlin pësuan humbje të ngjashme dramatike, pritet pas zgjedhjeve në Hessen të rezultojnë në ndryshime në partitë e koalicionit qeverisës dhe analistët nuk përjashtojnë mundësinë e shpërbërjes së koalicionit dhe të zgjedhjeve të reja.
Merkel nuk kandidon më për kreun e CDU-së
Angela Merkel nuk kandidon më si kryetare e CDU-së. Gruaja e fortë e Evropës do të vazhdojë ta mbajë postin e kancelares, por vendimi për të lënë drejtimin e partisë së vet pas dështimit në zgjedhjet e Hessenit, shihet si disfatë më vete.
Merkel e ka kryesuar Partinë Konservatore për 18 vjet, duke u kthyer kështu në një nga liderët më jetëgjata të saj, ndërsa në krye të ekzekutivit ka qëndruar prej 13 vjetësh.
Në Hesen, Unioni Kristiandemokrat pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, ndonëse doli forca e parë politike. Kjo ishte goditja e dytë e fortë brenda pak javësh pas asaj në Bavari që kërcënoi stabilitetin e koalicionit qeverisës. Vetë Merkel ua komunikoi krerëve të partisë se nuk do të kërkojë rizgjedhjen në konferencën e dhjetorit.
Tërheqja e 64-vjeçares i jep udhë garës për njeriun që do ta zëvendësojë në këtë post e më tej edhe në atë të kancelarit. Tërheqja e kryetarit të partisë i lejon drejtuesit të ri të saj që të arrijë të krijojë një profil të vetin përpara zgjedhjeve të përgjithshme kombëtare, të parashikuara të mbahen në vitin 2021.
Deri më tani, si favorite kryesore shihet Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer. Pas lajmit se Merkel do t’i lëshojë frerët e partisë së vet, monedha e përbashkët evropiane, Euro pësoi menjëherë rënie.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












