Të tjera

Golfi, sporti që po rritet në Kosovë dhe diasporë

Një sport që ka shtuar popullaritet është golfi, ku dita-ditës po rritet interesimi

Dita ditës po rritet interesimi për golfin në Kosovë, por edhe në diasporë. Federata e Golfit e Kosovës është shumë aktive, duke mbajtur disa aktivitete, kurse numri i pjesëmarrësve sa vjen e shtohet, shkruan albinfo.ch.

Së fundi është mbajtur Kampionati i dytë Shtetëror i Kosovës në Golf ku ishte tejet madhështor dhe në të morën pjesë 54 lojtarë (përfshi pesë lojtare) duke udhëtuar nga 10 shtete të ndryshme si nga Amerika, Anglia, Franca, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Austria, Holanda, nga brenda Gjermanisë dhe nga Kosova.

“Falënderime nga zemra për secilin pjesëmarrës që ka udhëtuar për të marrë pjesë në këtë Kampionat madhështor dhe pa të cilët kjo ngjarje nuk do ta kishte ngjyrimin e madh që mori. Kontributi i juaj do vlerësohet më së shumti nga gjeneratat tjera në dekadat dhe shekujt që do pasojnë. Çdo minutë i juaji dhe çdo cent i shpenzuar do ta shkruaj historinë moderne të sportit të Golfit në Kosovë. Ju faleminderit që më besuat dhe që më mundësuat të jem në shërbimin tuaj. Ka qenë nder dhe kënaqësi t’ju asistoj në çdo kohë, qoftë fizikisht, përmes telefonit apo dhe me shkrim. Kosovës ia kemi borxh krijimin e imazhit më të mirë”, thuhet në njoftimin për media nga kryetari i kësaj federate, Lavdim Zylfiu.

“Andaj si gërshetim i gjithë këtyre elementeve Kosova i ka prodhuar rezultatet e më poshtme:

Kampion i Kosovës u shpall Azer Bislimaj (Brutto)

Kampione e Kosovës u shpall Sabrina Hoxhaj (Brutto)

Rezultate tjera:

  1. Kategoria A
  2. Selami Bunjaku (Netto)
  3. Adnan Hajdini (Netto)
  4. Geresa Arifi (Netto)
  5. Kategoria B
  6. Flamur Ukshini (Netto)
  7. Murat Bislimaj (Netto)
  8. Naim Gjinovci (Netto)
  9. Kategoria C
  10. Miftar Krasniqi (Netto)
  11. Driton Gashi (Netto)
  12. Murat Ahmetaj (Netto)

    Kampion i Kosovës Azer Bislimaj (Brutto) Kampione e Kosovës Sabrina Hoxhaj (Brutto)


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI