Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Kino Kosova 2025 vjen në shtator në Bernë, Portugalia vend mysafir, tema “Sense of Purpose” Nga 10 deri më 14 shtator 2025, kryeqyteti zviceran Bernë do të jetë nikoqir i edicionit...
-
Artistë nga Zvicra prezantojnë ekspozitën “Artplisi” në Vinarium Gentius
-
Tubim në Bruksel më 30 Gusht për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë
-
Kadri Mahmuti gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman SAT1
-
Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe!
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë rregullat për pirjen e duhanit në stacionet e trenit në Zvicër? Kompania kombëtare hekurudhore, SBB, po teston rregulla më të rrepta për duhanpirësit në pesë stacione hekurudhore,...
-
Centrali bërthamor Gösgen nuk është i disponueshëm deri në fund të shkurtit
-
Pagat e drejtuesve ekzekutivë zviceranë u rritën me 7% në vitin 2024
-
Autoritetet dhe firmat zvicerane bien dakord të ulin sheqerin në drithëra, kos dhe pije
-
Çështjet e mëdha politike “në lojë” në Zvicër këtë vjeshtë