Futboll

Granit Xhakës mund t’i bashkohet Edon Zhegrova në Arsenal

Në një transferim të mundshëm, në Londër, Zhegrova do të takohej me Granit Xhakën

Mediat londineze shkruajnë se ekipi i Arsenalit po planifikon gjatë verës disa transferime. Skuadra e drejtuar nga Granit Xhaka ka në radarin e saj edhe ish-krahun e FC Basel, Edon Zhegrova (23), përcjell albinfo.ch.

Edon Zhegrova ka bërë mjaft bujë me paraqitjet e tij në Ligue 1 të Francës. Sipas mediave atje, thuhet se Edon Zhegrova ka zgjuar interesimin e Arsenalit.

Në një transferim të mundshëm, në Londër, Zhegrova do të takohej me Granit Xhakën. Kapiteni i Kombëtares zvicerane është nën kontratë me 13 herë kampionët e Anglisë që nga viti 2016.

Së fundmi, të dy janë përballur me njëri-tjetrin në miqësoren mes Zvicrës dhe Kosovës. Mirëpo, Xhaka u zëvendësua pak para se Zhegrova të hynte në fushë. /Albinfo.ch