Lajme
Stanishiq dhe Simatoviq dënohen me nga 12 vjet burgim
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Të dënuarit janë Jovica Stanishiq, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviq, 71 vjeç.
Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja, lirimin e tyre.
Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit.
Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.
Gjykata në Hagë ka liruar Stanishiqin dhe Simatoviqin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 2013.
Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre.
Rigjykimi ka nisur në vitin 2017.
Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.
Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili ka luftuar luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.
Millosheviq është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vdekur përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit Ky opinion juridik paraqet një analizë të shkurtër lidhur me përcaktimin e momentit kur konsiderohet se... -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit
Jeta në Zvicër
-
Iniciativa interesante në Gjenevë: 500 CHF për të hequr dorë nga makina juaj Një program i ri në kantonin e Gjenevës po i inkurajon banorët të heqin dorë nga... -
Office World mbyll të gjitha filialet në Zvicër, 45 punonjës mbeten pa punë -
Antisemitizmi në Zvicër mbetet në nivel të lartë, përhapja online rrit shqetësimin -
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë deri në vitin 2029 -
Zvicër: Temperaturat zbresin sërish këtë javë













