Shqipëria
Hahn i kënaqur me progresin në uljen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria
Hahn tha se Shqipëria është në rrugën e duhur, derisa përmendi si arritje, luftën kundër kanabisit, si dhe uljen e numrit të azilkërkueseve.
Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn pas takimit që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, i është drejtuar mediave në një konferencë të përbashkët, ku tha se Shqipëria është në rrugën e duhur, derisa përmendi si arritje, luftën kundër kanabisit, si dhe uljen e numrit të azilkërkueseve.
“Një nga rezultatet e para është ai që njihet si procesi i vettingut dhe unë pres që rezultatet e para t’i shohim në fillimi të vitit. Ecuria dhe progresi me pesë prioritetet kyçe është shumë i rëndësishëm për të shkuar përpara”, ka thënë Hahn, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se e njohu komisionerin Hahn me luftën e qeverisë kundër kultivimit dhe trafikut të kanabisit. Rama njoftoi se do të takojë në fillim të dhjetorit presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe tha se në qendër të diskutimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












