Kuriozitete
Hakerët sulmojnë faqet mediale të Rusisë, transmetojnë pamje lufte nga Ukraina
Faqet e medieve ruse janë hakuar në një sulm kibernetik nga ”Anonymous”, me një mesazh që paralajmëronte lexuesit për vdekje të sigurt për trupat ruse në Ukrainë.
Faqja kryesore për ”Fontanka”, një gazetë me qendër në Shën Petërburg, u zëvendësua me tekstin ku lexohej “Putini na gënjen” dhe u kërkoi qytetarëve “të ndalojnë këtë çmenduri”, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Sulmi shkatërroi gjithashtu përkohësisht faqe të tjera, përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve TASS dhe gazetën e përditshme ”Kommersant”.
”Fontanka” dhe TASS po punojnë sërish, ndërsa ”Kommersant” është ende jashtë linje.
Mesazhi në ”Fontaka” thoshte:
“Të dashur qytetarë, ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik.
Ne jemi izoluar nga e gjithë bota, ajo nuk blen naftë dhe gaz. Pas disa vitesh do të jetojmë si në Korenë e Veriut. Çfarë është kjo për ne?
Të fusim Putinin në tekstet shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë! Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të pushohen nga puna apo edhe do të burgosen. Por ne nuk mund të durojmë më”.
Ai mbante shenjën e ”Anonymous”, grupit të njohur për sulmet kibernetike kundër disa qeverive dhe korporatave.
Kjo erdhi pasi një postim në faqen e grupit në Twitter deklaroi “luftë kibernetike” kundër qeverisë ruse pas pushtimit të Ukrainës.
Postime të tjera njoftuan se grupi kishte hequr faqen e internetit të qeverisë ruse dhe kishte hakuar televizionin shtetëror rus për të transmetuar “realitetin e asaj që po ndodh në Ukrainë”.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














