Bota
Hapen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka hapur debatin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme në New York, duke paraqitur një përmbledhje me tone të zbehta për situatën në botë.
Ai tha se bota është thellësisht e ndarë dhe e shqetësuar përballë një krize klimatike, përhapjes së terrorizmit, pabarazisë në rritje dhe “mundësinë alarmante” të një konflikti në Gjirin Persik, përcjell albinfo.ch.
Duke e përshkruar sulmin e mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite si “të papranueshëm”, Guterres u bëri thirrje liderëve botërorë të përdorin “arsyen dhe përmbajtjen” në Lindjen e Mesme.
Tensionet në rajon janë përshkallëzuar pas sulmit të 14 shtatorit në objektet e naftës në Arabinë Saudite.
Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe vendet e Evropës Perëndimore kanë fajësuar Iranin, i cili mohon çdo përfshirje.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të fliste për Iranin gjatë fjalimit në Asamblenë e OKB-së, më vonë gjatë ditës.
“Shumë gjëra po ndodhin në lidhje me Iranin, shumë më tepër nga sa do të dini, shumë më tepër nga sa dinë mediat”, tha Trump.
Tensionet ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar që kur Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, u tërhoqën nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, përmes së cilës Irani ra dakord të ndalë aktivitetet e tij bërthamor në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve.
Që atëherë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione për ekonominë iraniane dhe, në anën tjetër, Irani filloi të zvogëlojë disa prej angazhimeve të tij në bazë të marrëveshjes bërthamore.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?