Kosova
Hapet Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja në Prishtinë
Konventa do të vazhdojë edhe ditën e martë me shumë aktivitete
Hapet Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja ku u prezantuan kompani të mëdha kosovare të cilat synonin depërtim në tregun e huaj pasi që qëllimi i kësaj konvente është krijimi i lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar në rritjen ekonomike të Kosovës.
Të pranishëm ishin qindra biznese të Diasporës, të huaja dhe të Kosovës në Prishtinë, ku do të marrin pjesë në takimet biznesore B2B.
Prezantimi i bizneseve të Kosovës të cilat kanë pasur suksese në bashkëpunimin e tyre me kompani nga diaspora dhe të huaja ka qenë njëra ndër pikat kyçe të kësaj dite.
Sektorë të shumtë të industrisë në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit, cilësinë e produkteve dhe janë të gatshme për eksport tashmë, u tha në përgjithësi nga të pranishmit.
I pari që foli për rëndësin e bashkëpunimit dhe për bizneset e Kosovës ishte drejtori i zyrës së USAID-it për Zhvillim Ekonomik, Joshua Mike i cili tha se sheh optimizën për ta rritur ekonomin e vendit, shkruan albinfo.ch.
“Shpreh përgëzimet e mija për përpjekjet e juaja për të bërë një të ardhme më të ndritshme. Është një hap pozitiv dhe përpjeke tona të përbashkëta do të ndihmojnë në rritjen ekonomike. Kjo tregon se jeni të gatshëm të ndihmoni ekonominë e Kosovës. Ata që e kam vënë re në terren është një optimizëm i shëndetshëm”.
Ndërsa udhëheqësi i Degëve të RrBDSH-së, Yll Blakaj, se suksesi vie vetëm atëherë kur ka besim dhe bashkëpunim, punë e përkushtim.
Kryetari Nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani, tha se për të qenë më të fuqishësh nevojitet bashkëpunim ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre të diasporës.
“Kosova ka shumë nevojë për punësime të reja. Dëshiroj të kemi biseda këto dy ditë, mos pritoni kompanitë vendore që të komunikonit të afroheni njëri me tjetrin, sepse kështu jemi më të fortë. Kompanitë që kanë ardhur nga diaspora, me vetë koston dhe iniciativën, do të thotë se e duan Kosovën”, tha Destani.
Të njëjtin mendim e kishte edhe Nënkryetari i Rrjetit të Diasporës nga Gjermania, Bekim Borovci, i cili tha se bizneset duhet t’i hapin dyert njëri-tjetrit për të pasur sukses të përbashkët.
“Unioni i Bizneseve shqiptare zbulon resurse afariste për bizneset në Kosovë. Uroj që gjithë pjesëmarrësit në këtë konventë të biznesit t’i hapin dyert njëri-tjetrit, por edhe dritaret që dërgojnë drejt qiellit për sukses të përbashkët”, potencoi ai.
Për dy vitet e kaluara, Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa dhe projekti i USAID Empower Sektori Privat në partneritet me SIDA, kanë organizuar konferenca bashkë me Diasporën të cilat kanë shërbyer si një platformë për diskutim, dhe më e rëndësishmja, kanë krijuar lidhje midis bizneseve të Diasporës dhe Kosovës.
Të dy konferencat e mëhershme kanë numëruar 542 takime B2B mes 401 bizneseve të Diasporës dhe 132 bizneseve të Kosovës, duke rezultuar me nënshkrim e 12 kontratave, 42 marrëveshje dhe oferta të reja të iniciuara dhe kontrata të reja të shitjes me vlerë €1.1 milionë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












