Tematike
Hapet shkolla shqipe në Offenbach të Gjermanisë
Mësimit të gjuhës shqipe në Gjermani do t’i shtohet edhe një shkollë e gjuhës shqipe, e cila do të hapet në Offenbach të Gjermanisē, raporton Albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Shaip Ademaj, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
“Sapo morëm një lajm të mirë për hapjen e shkollës shqipe, në këtë ditë historike për të gjithë komunitetin shqiptar në Offenbach dhe rrethinë”.
Ditë më parë në një takim pune me konsullatën e përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt, znj. Fatmire Musliu, ku qëllimi i takimit ishte mundësia për hapjen e shkollës shqipe në Offenbach.
Sot, morëm një lajm shumë të mirë nga Ministria për Arsim dhe Kulturë në Offenbach, të cilin po e ndajmë me ju, sepse është miratuar kërkesa jonë.
Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë!
Faleminderit shumë znj. Fatmire Musliu për kontributin e dhënë, falënderime për udhëheqësit dhe anëtarët e shoqatës “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach, e në veçanti për kontributin e dhënë z. Naim Podvorica, z. Bujar Dërguti, z. Naim Gashi”, ka shkruar Ademaj, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike