Kosova
Haradinaj fton mërgimtarët për angazhim: Kosova duhet kthyer në binarët e normalitetit
Mesazh për mërgatën: Haradinaj kërkon unitet dhe sulmon masat sociale të Qeverisë Kurti
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me ardhjen e mërgimtarëve për festat e fundvitit, duke shfrytëzuar rastin për të kritikuar Qeverinë Kurti dhe masat e saj sociale. Ai ka veçuar edhe shumën prej 100 eurosh, të cilën e ka cilësuar si një “lëmoshë financiare” që, sipas tij, nuk adreson nevojat reale të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, Haradinaj u është drejtuar mërgimtarëve me mesazhe për unitet familjar dhe politik, duke i ftuar ata të mos bien pre e propagandave që, sipas tij, cenojnë familjen dhe të ardhmen e Kosovës.
Ai theksoi se mërgimtarët, përveç vizitave familjare gjatë festave, do të kenë një rol të rëndësishëm në “kthimin e Kosovës në binarët e normalitetit”. Haradinaj nënvizoi se vendi ka nevojë për angazhim institucional dhe për politika që u japin familjeve mbështetje të qëndrueshme, e jo ndihma të përkohshme.
Me tone emocionale, ai kujtoi sakrificat e përbashkëta të para dhe pas luftës, duke i bërë thirrje mërgatës që të mbetet e bashkuar: “Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen”. Haradinaj /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











