Kosova

Haradinaj mbërrin në Gjermani, pritet me ceremoni ushtarake

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur në Gjermani, me ç’rast është pritur me ceremoni ushtarake, përcjell albinfo.ch.

“Sapo ateruam në Berlin së bashku me zëvendëskryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët”, ka njoftuar Haradinaj përmes faqes zyrtare.

Gjatë këtij takimi në Berlin Haradinaj ka njoftuar se do të takohet me kancelaren Angela Merkel, me kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag. Po ashtu, ai do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin.

“Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, pati njoftuar Haradinaj para nisjes në Berlin.

Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët!RH

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 5 juin 2019