Kosova
Haradinaj: Veseli e Thaçi ishin të padrejtë me mua në takimet e mbyllura me amerikanët
Për të komentuar deklaratën e Veselit se “kryeministri më s’jepet me qira”, Haradinaj ka thënë se ka “marrë shumë vendime të mëdha për vendin
Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ishin të padrejtë në takimet e mbyllura që kishin me partnerët ndërkombëtarë, sa i përket taksës.
“Edhe presidenti edhe Veseli kanë qenë plotësisht të padrejtë në takimet me amerikanët, në takimet e mbyllura. Më kanë shfaqur mua si pengesë për të mos vazhduar dialogun. E pengesë ka qenë Serbia që ka vënë kushte. Ai që ka bë masakra e krime, ka qitë kushte. Ne si viktimë, duhet të heqim taksën për të shkuar në dialog. Mendoj që kam vepruar mirë që s’kam lejuar”, ka thënë Haradinaj.
Për të komentuar deklaratën e Veselit se “kryeministri më s’jepet me qira”, Haradinaj ka thënë se ka “marrë shumë vendime të mëdha për vendin”.
“Kam bë një listë. Janë 24 vendime që po qarkullojnë. Janë mbi 100 në total. Shumica ishin të vështira edhe brenda koalicionit qeverisës. Kam respekt për PDK-në për besimin që ma kanë dhënë, por jam deklaruar në fushatë që borxh i kam vetëm qytetarit. Gjithmonë, kam thënë faleminderit partnerëve por borxh i kam qytetarëve”, ka thënë Haradinaj përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana













