Lajme
Hasi bëhet me dy komuna
Dëshira e gjithë hasjanëve ishte që të krijohej një komunë e vetme, por për shkak të hapësirës së madhe gjeografike, është arritur një konsensus për dy komuna të reja
Rajoni i Hasit i cili shtrihet në malësinë e Gjakovës dhe të Prizrenit do të ndahet administrativisht në dy komuna të reja, në komunën e Rogovës dhe të Gjonajve. Sipas një konsensusi të përbashkët të hasjanëve dhe Qeverisë së Kosovës, njëra komunë bashkon fshatrat e Gjakovës ndërsa tjetra ato të Prizrenit.
Kështu ka deklaruar të hënën kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas një takimi që ka zhvilluar me banorët e kësaj zone. Takimi pasoi një vendim të Qeverisë që është zhvilluar pas një vendimi Qeverisë së Kosovës, për themelimin e Komunës së Hasit.
Megjithëse formimi i kësaj komune ka qenë premtim i të gjitha partive politike që nga paslufta, kryeministri Thaçi ka theksuar se kjo zonë ka mbetur anash në investime, prandaj edhe është në interes të të gjithëve krijimi i mundësive që investimet në këtë zonë të bëhen drejtpërdrejt, e jo përmes komunës së Prizrenit dhe Gjakovës.
“Ideja për formimin e komunës së re, nuk është kritikë ndaj askujt, ndaj asnjë qeverie, ndaj asnjë partie, por është në interesin e qytetarëve pa dallim partiak, pa dallim territorial. Hasi është një gjeografi e madhe. Për këtë arsye, kam pasur dëshirë që t’ju takoj juve dhe bashkërisht të marrim një vendim, se si të procedohet në Kuvend Ligji për Kufijtë Administrativ”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Pas shumë diskutimeve, kryeministri Thaçi ka prezantuar që të themelohen dy komuna të veçanta dhe ajo është përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit e fshatrave të rajonit të Hasit.
Menjëherë pas takimit, këtë vendim kryeministri Thaçi e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku është paraqitur i shoqëruar nga përfaqësuesit e hasjanëve nga komuna e Prizrenit dhe ajo e Gjakovës.
“Më cilësore dhe më funksionale, do të ishte që në rajonin e Hasit të formohen dy komuna, komuna e Gjonajve, që do të përfshinte fshatrat e regjionit të Prizrenit dhe komuna e Rogovës, që do të përfshinte fshatrat e regjionit të Gjakovës. Pra, do të formohet komuna e Rogovës me seli në Rogovë dhe komuna e Gjonajve me seli në Gjonaj”, tha kryeministri Thaçi.
Ndryshe dëshira e gjithë hasjanëve ishte që të krijohej një komunë e vetme, por për shkak të hapësirës së madhe gjeografike është arritur një konsensus që të themelohen dy komuna të reja, kanë thënë përfaqësuesit e rajonit të Hasit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit










