Kosova
Haxhiu takohet me homologun danez, diskutojnë lidhur me marrëveshjen për burgje
Haxhiu takohet me homologun danez, diskutojnë lidhur me marrëveshjen për burgje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim homologun e saj danez, Peter Hummelgaard, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Drejtësisë ka shkruar se gjatë takimit u diskutua rreth “rëndësisë së ratifikimit të Marrëveshjes mes Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan. Që nga muaji korrik, për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar”.
Në anën tjetër, ministrja Haxhiu ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.
MD thotë se në seancën plenare të datës 15 shkurt marrëveshja do të diskutohet dhe do të votohet nga deputetët.
“Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për ta fuqizuar bashkëpunimin me shtete mike si Mbretëria e Danimarkës”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












