Lajme
Hetim për abuzim me stenta: në grevë kardiologët kosovarë
Kardiologët e QKUK-së në Prishtinë, kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme, pas paralajmërimit të Prokurorisë për hetim rreth abuzimit me stenta
Kardiologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nën mbështetjen edhe të Federatës Sindikale të Shëndetësisë, kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme në këtë klinikë, pas paralajmërimit të Prokurorisë kosovare se ndaj shumë kardiologëve janë duke u zhvilluar hetime për abuzim me stentat ndaj pacientëve me probleme në zemër.
Hetimet e Prokurorisë lidhen me vitin 2014, kur një grup kardiologësh dhe kardiokirurgësh, kosovarë , turq e maqedonas, u zbuluan duke abuzuar me pacientët kosovarë. Ndaj tyre, Prokuroria e Shtetit ka paralajmëruar zgjerim të hetimeve dhe ka njoftuar se rreth 100 kardiologë, kardiokirurgë, infermierë e punëtor të QKUK-së dhe spitaleve private janë duke u hetuar.
Rasti i vitit 2014, që u quajti “rasti Stenda” zbuloi mesazhet telefonike të kardiologëve duke abuzuar me pacientë që kanë nevojë për stenda, duke i detyruar t’i vendosin ato edhe pa pas nevojë. Madje në shumë mesazhe pacientët etiketohen me lloj-lloj fyerjesh duke i quajtur m…
Mirëpo zgjerimi i hetimeve kishte irrituar kardiologët e QKUK-së, të cilët nën përkrahjen e Federatës Sindikale të Shëndetësisë kanë paralajmëruar bojkotim të punës nga dita e sotme. Ata do të punojnë vetëm në rastet emergjente, pasi po konsiderohet si presion mbi punën e tyre zgjerimi i hetimeve ha Prokuroria.
Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi ka takuar sot sindikalistët e shëndetësisë dhe iu ka thënë se ndaj rastit “Stenta” hetimet vazhdojnë pavarësisht kërcënimit për bojkot të punës. Ai ka thënë se Prokuroria e Shtetit kujdeset të siguroj trajtim të barabartë objektiv dhe pa paragjykime për të gjithë qytetarët e vendit, pa marrë parasysh se çfarë funksione ose profesione kanë.
Lidhur me rastin “Stenta” për të cilin kanë filluar hetimet në vitin 2014, kryeprokurori Lumez njoftoi se në bazë të provave të siguruara gjatë fazës së hetimeve, prokuroria ka zgjeruar hetimin edhe për disa të dyshuar të tjerë. Në ketë rast bëhet fjalë për disa mjek kardiolog e jo për të gjithë kardiologët në Kosovë.
Lumezi gjithashtu njoftoi se Prokuroria do të ftoj të gjithë mjekët e dyshuar, që janë të përfshirë në hetime, që të japin deklaratat e tyre, të sqarojnë dyshimet që iu vihen në barrë dhe për të paraqitur mbrojtjen e tyre lidhur me ato dyshime.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite











