Shqipëria
Hidhet gaz lotsjellës gjatë performancës së Goran Bregoviq
Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm
Një i ri dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës gjatë performancës së Goran Bregoviq në Festën e Birrës në Korçë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se është kapur nga policia. Ndërkohë pjesëmarrësit shihen duke fërkuar sytë për shkak të djegies që i shkakton gazi lotsjellës, ndërsa disa të rinj kanë shpërthyer në lot, përcjell albinfo.ch.
Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm.
Lajmi se Bregoviq do të performojë më 22 gusht në Festën e Birrës në Korçë në Shqipërinë juglindore, ka shkaktuar një valë të reagimeve në Kosovë.
Po ashtu, është iniciuar një peticion online kundër pjesëmarrjes së Bregoviqit në këtë ngjarje në Korçë. Peticioni, që deri më tani është nënshkruar nga rreth 6.000 persona, thotë ndër të tjera se Bregoviq me këngën “Kallashnikov” “zgjoi nacionalizmin serb” dhe se fjalët në këngën “pucaj” (qëllo); “jurish” (sulmo); dhe “Boom Boom Boom”, “janë tingujt që nxitën ushtarë e paramilitarë serbë për të kryer masakra në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkan në vitet e 90-ta”.
Po ashtu edhe muzikantë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria u tërhoqën nga festivali.
Një protestë në Korçë ishte paralajmëruar edhe në rrjetet sociale, dhe disa media nga Kosova raportuan se atje ishin mbledhur katër persona, të cilët ecnin me pankartën “Bregoviq nuk je i mirëpritur në festën ‘Birra Korça’! Nëse kërkoni ndjesë për të kaluarën, të falim”. Festivali organizohet nga Bashkia e Korçës.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













