Lajme
Homologimi, kontrolli që “vjedh” qytetarët
Çdo makinë e importuar në Kosovë duhet t'i nënshtrohet një kontrolli rutinor i quajtur “homologim”. Ky lloj kontrolli bëhet vetëm për t’i inkasuar 125 euro
Republika e Kosovës, sikurse shumica e shteteve në Ballkan, nuk kanë fabrika për prodhimin e veturave, por ka diçka që i kontrollon prodhuesit më gjigant të veturave në Evropë, Mercedes, BMW, Fiat, Ferrari, VW, Peugeot…
Kosova ka një qendër homologimi, nëpër të cilin duhet të kalojnë të gjitha veturat që importohen në vendet e botës, përfshirë edhe ato me kilometrazh zero.
Pra, secili qytetarë apo kompani që blenë vetura, detyrohet t’i nënshtrohet homologimit në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), e cila është pronë e vëllezërve Devolli nga Peja. Dhe blerësi i veturës, sipas “Zërit”, nuk ka ndonjë ofertë në treg për të përzgjedhur çmimin e këtij shërbimi.
Ai është i detyruar që të kryejë këtë proces te një kompani e cila e ka monopolin në tregun e Kosovës. Homologimi bëhet nga kompania “Eurolab”, e cila është e lidhur me “Devolli Group”, e cila prej vitit 2009 vazhdon ta mbajë tregun si kompania e vetme në homologimin e automjeteve në Kosovë, një biznes ky shumëmilionësh.
Duke qenë kompani pa konkurrencë, “Eurolab” në vitin e parë të punës, më 2010, kreu mbi 21 mijë homologime, dhe fitoi mbi 2 milionë euro. Që nga kjo kohë, kjo kompani private e licencuar nga shteti, QAK, vazhdon të rrisë fitimet bashkë me rritjen e importit të makinave në vend.
Deri tash çdo makinë e importuar në Kosovë duhet t’i nënshtrohet homologimit, i cili kushton 125 euro, dhe për dy vitet e fundit vlera e veturave të importuara në Kosovë arrin në vlerën 300 milionë euro.
Sipas Doganave të Kosovës, gjatë vitit të kaluar (2012) janë importuar 1175 vetura të reja dhe më shumë se 20 mijë vetura të vjetra. Për të gjitha këto, homologimi kushton 125 euro, ndërsa shuma e mjeteve të inkasuara kalon milionat.
Çmimet e homologimeve në rajon janë shumë më të lira sesa në Kosovë.
Një makinë e re e importuar në Serbi homologohet për 3.510 dinarë ose 30.47 euro, ose 90 euro më lirë sesa homologimi që bëhet në Kosovë nga “Eurolab”. Ne Maqedoni, varësisht prej llojit të veturës, pagesa që duhet bërë për homologim të veturës sillet prej 30 deri në 70 euro.
Sipas të dhënëve të Ministrisë së Brendshme, në Kosovë janë të regjistruara 272 mijë e 900 automjete të ndryshme. Nëse kjo shifër konvertohet me numrin e banorëve rezident del se çdo i gjashti banor e ka një veturë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













