Shqipëria
Hotelet “në të zezën” në Shqipëri
Kontrollet e tatimeve po përqendrohen tek mos deklarimi i aktivitetit dhe mos lëshimi i kuponit tatimor
Autoritet tatimore shqiptare po monitorojnë të gjitha faqet e internetit si “booking” apo “Air bnb” që ofrojnë shërbime akomanduese të hoteleve apo shtëpive me qira.
Subjektet shqiptare po verifikohen nëse janë të regjistruara apo jo dhe për çmimet e ofruara.
Problemi me i madh është tek apartamentet ku vetëm në “booking” dhe “Air bnb” në Shqipëri figurojnë mbi 1800 të tillë që jepen me qira.
Administrata e fiskut thotë se ky aktivitet duhet të regjistrohet në qendrën kombëtare të biznesit pasi është aktivitet i mirëfillte ekonomik.
Nga ana tjetër mos deklarimi i dhomave të hoteleve është futur në lupën e autoriteteve. Në Shkodër dy inspektorë të drejtorisë të të ardhurave të bashkisë së këtij qyteti janë ndaluar nga policia për korrupsion pasiv pasi në këmbim të marrjes se ryshfetit dhe me anë ë falsifikimit të dokumenteve kishin favorizuar një hotel në plazhin e Velipojës për fshehjen e numrit real të dhomave.
Në ndjekje penale ka përfunduar dhe pronari i hotelit. Plani operacional anti-informalitet i tatimeve për pjesën e hoteleve është përqëndruar fshehja e numrit të shtretërve të përdorur.
Në disa raste hotelet nuk janë të deklaruar fare. Nga verifikimet e Top Channel, në prefekturën e Durrësit janë të regjistruar 77 hotele, ndërsa në booking listohen 177 të tillë, përcjell albinfo.ch.
Kontrollet e tatimeve po përqendrohen tek mos deklarimi i aktivitetit dhe mos lëshimi i kuponit tatimor.
Ndërkohë booking ka lajmëruar përdoruesit se është vetëm një ndërmjetës për prenotimet dhe se transaksionet bëhen mes pronarit dhe klientit. Këta të fundit duhet të njihen me taksat lokale dhe ligjet në fuqi për transaksionet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritrea Një komitet i Këshillit Kombëtar miratoi një mocion të premten duke kërkuar që Zvicra të nënshkruajë...
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale