Kosova
Hoti: U tentua të kontrabandohej projektligji për Dhomën e Posaçme
“Kjo është logjika qeverisëse e këtij koalicioni që është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës në baza ditore dhe ne shpresojmë se së shpejti do të përfundojë kjo mënyrë e qeverisjes"
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se u tentua të kontrabandohej projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Sipas Hotit, në seancën e sotme ishte paraparë të diskutohej për zëvendësimin e gjyqtarëve ndërkombëtarë të kësaj Dhome, por më pas doli një ligj me mbi 80 nene. Ai ka kritikuar edhe mospërfshirjen e dy projektligjeve nga Pakoja e Dytë Fiskale, që parashohin lehtësime, kryesisht për bujqit, të cilat sipas Hotit, nuk përkrahën vetëm se janë propozuar nga LDK-ja.
“Kjo është logjika qeverisëse e këtij koalicioni që është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës në baza ditore dhe ne shpresojmë se së shpejti do të përfundojë kjo mënyrë e qeverisjes”, deklaroi Hoti. Ai ka mirëpritur edhe krijimin e dy komisioneve hetimore, një për deportimin e shtetasve turq, dhe atë për emërimet në shërbimin e lartë civil.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










