Lajme

“Human Rights Watch” kritikon Biden-in dhe liderët perëndimorë

“Human Rights Watch”, organizata joqeveritare që kryen kërkime mbi të drejtat e njeriut, kritikon presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe liderë të tjerë perëndimorë se nuk kanë vepruar aq sa duhet për të mbrojtur demokracinë.

Sipas kësaj organizate, liderët kanë dështuar të përmbushin sfidat e krijuara nga kriza klimatike, pandemia COVID-19, varfëria, pabarazia dhe padrejtësia racore.

Kenneth Roth, drejtor i kësaj organizate, nënvizon se gjatë samiteve Biden “duket se humbi zërin e tij kur bëhej fjalë për denoncimin publik të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”.

Duke cituar raportin, zyrtari thekson se udhëheqësit e tjerë perëndimorë, sikundër Emannuel Macron dhe ish-kancelarja Merkel, shfaqën dobësi në mbrojtjen e demokracisë.