Lajme
Humb jetën 15-vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti
Një 15-vjeçare ka vdekur në orët e vona të mbrëmjes.
Ajo dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’ në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
‘’Rreth orës 22:20 është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK. Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeçe, ka humbur jetën. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin’’, ka konfirmuar policia.
Mësohet se viktima ka arritur pa shenja jete në QKUK.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?










