Sport

Humbim edhe nga Mali i Zi

Kombëtarja shqiptare U19 do ta mbyllë fazën kualifikuese të Evropianit me ndeshjen ndaj Norvegjisë që do të luhet ditën e martë

Kombëtarja shqiptare, grupmosha U19, ka pësuar humbjen e radhës në eliminatoret për Evropianin 2018.

Ekipi i Erjon Bogdanit u mposht 1 me 0 nga Mali i Zi.

Goli erdhi në minutën e 70-të nga Vukoviq që realizoi nga pika e bardhë.

Shqipëria mbetet e fundit në Grupin 12 me dy humbje. Nga tri pikë kanë Norvegjia dhe Mali i Zi, ndërsa Ukraina ka gjashtë pikë në vendin e parë.

Kombëtarja shqiptare U19 do ta mbyllë fazën kualifikuese të Evropianit me ndeshjen ndaj Norvegjisë që do të luhet ditën e martë në 10 tetor në stadiumin “Selman Stërmasi”.