Kosova
I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Shtërpcë është pjesëtar i FSK-së
Pas raportimeve se i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Teksa e ka konfirmuar këtë, Mehaj ka thënë se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.
“I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ministri ka shprehur keqardhjen më të thellë për rastin.
“Të plagosurve u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’u shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj.
Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33-vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













