Kosova

I rrëmbyen vajzën dhe ia dërguan në Shqipëri, rasti po hetohet nga Policia e Kosovës

Gjatë së shtunës një person nga Vitia ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është rrëmbyer vajza, që sipas tij, ndodhet në Shqipëri.

Ai thotë se kjo ka ndodhur më 20 gusht.

‘’Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij  është rrëmbyer nga i dyshuari, mashkull kosovar, dhe  është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje. Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në Raportin e Policisë, përcjell albinfo.ch.