Kosova
IKSHPK: “Virusi s’ka këmbë, mos ia jepni këmbët tuaja për të na zënë”
IKSHPK thotë se është fat që virusi nuk ka këmbë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës së fundi u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se virusi korona është përhapur shumë në gjithë botën, sipas IKSHPK-së, është fat që virusi nuk ka këmbë.
Andaj, Instituti u apelon qytetarëve që të mos tregohen të pakujdesshëm dhe t’ia japin këmbët e veta këtij virusi.
Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
Virusi nuk ka këmbë!
Fat i madh që nuk ka këmbë me ecë!
Mos ia jepni këmbët e juaja sepse ia mundësoni me na nxënë!
NË MËNYRË RIGOROZE MBANI DISTANCËN SOCIALE PËR 2 METRA NGA NJËRI-TJETRI!
Nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.
TA PARANDALOJMË KËTË!
QYTETARË QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
- IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
- Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
- Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
- Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
- Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
- Lani duart porsa hyni në shtëpi!
- Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
- Lani duart pas përdorimit të tualetit!
- Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
- Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
- Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
- Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
- Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
- Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
- Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
- Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
Ju faleminderit për mirëkuptim!” /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












