Shqipëria

Inaugurimi i stadiumit shënohet me humbjen e Shqipërisë

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Francës në stadiumin e ri në Shqipëri “Air Albania” filloi me incident, sistemi i vaditjes në lagien e fushës shkoi drejt tifozëve, duke i bër; “qullë”. Sistemi gabimisht është kthyer drejt tribunave, duke lagur tifozët që po qëndronin aty.

Inaugurimi i stadiumit “Air Albania” ishte fantastik, koreografi me të rinj në mesin e fushës. Kënduan edhe këngëtarët Flori Mumajesi, Aurela Gaçe dhe Era Istrefi.

Mirëpo, Franca ka krijuar epërsi të shpejtë ndaj Shqipërisë, Tolisso ishte ai që shënoi pas tetë minutash lojë. Ndërsa, Griezmanni dyfishon epërsinë e Francës në minutën e 31 pas asistimit nga Dubois.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi të dyfishtë të mysafirëve, ndërsa në pjesën e dytë nuk kishte gola, Shqipëria pati raste të mira për shënim, por fati nuk ishte në anën e tyre./Albinfo.ch

https://tiger.cdnja.co/v/j3/j3qV.mp4?secure=uTsyx_PFk0FWlMht3zIi5w&expires=1574029800

https://tiger.cdnja.co/v/rq/RQAq.mp4?secure=RGOiQ2gmofog4P3ASjHYZw&expires=1574029800