Lajme

Incident mbi qiellin e Austrisë, burri refuzon të dalë nga tualeti

Një pasagjer ishte mbyllur në tualet – duke refuzuar të dalë jashtë

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në një aeroplan me 134 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në linjën Cyrih-Larnak, i cili është detyruar të bëjë një ulje të paplanifikuar në Grac të Austrisë, pasi që një pasagjer ishte mbyllur në tualet – duke refuzuar të dalë jashtë, përcjell albinfo.ch.

Pas ngritjes së aeroplanit, shtetasi rus kishte shkuar në tualet duke refuzuar të dalë jashtë – kështu piloti për arsye sigurie vendosi të zbret në aeroportin e Gracit, ka bërë të ditur policia kufitare – duke shtuar se pasagjeri ka bashkëpunuar dhe është larguar nga tualet pas zbritjes së paplanifikuar.

Me kërkesë të pilotit, pasagjerët janë nxjerrë nga aeroplani, i cili më pas është kontrolluar në detaje dhe në fund është nxjerrë pasagjeri që refuzonte të dilte nga tualeti.

Megjithatë akoma ekziston një enigmë se çfarë e kishte detyruar burrin të qëndrojë në tualet kaq gjatë, pasi që gjatë kontrollit në valixhet e tij nuk kanë gjetur asnjë mjet të rrezikshëm e as që kanë vërejtur ndonjë dëm materiale në tualet.

I pyetur nga policia se pse ishte barrikaduar në tualetin e aeroplanit, pasagjeri është mbrojtur në heshtje. Agjencia DPA shkruan se aeroplani më pas kishte vazhduar udhëtimin.