Autotech
Indonezia ndalon qasjen në Steam, Epic Games, PayPal dhe në disa platforma të tjera
Qeveria indoneziane ka bllokuar qasjen në një gamë të shërbimeve të internetit, duke përfshirë këtu Steam, Epic Games, PayPal dhe Yahoo, pasi kompanitë në fjalë nuk arritën të përmbushin kërkesat e reja të lidhura me ligjet kufizuese të vendit për përmbajtjen e tyre brenda platformave, siç ishte raportuar më herët nga The Verge.
Në linjë me këto rregulla kompanitë që konsiderohen “Ofrues Privat të Shërbimeve Elektronike” duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të qeverisë në mënyrë që të operojnë brenda vendit, ose përndryshe do të përballen me ndalesë mbarëkombëtare.
Indonezia u kishte dhënë afat kompanive deri me 27 korrik që të përmbushin kërkesat e tyre, dhe tani i ka ndaluar ato kompani, të cilat nuk e kanë bërë këtë.
Kjo kërkesë është pjesë e një ligji gjithëpërfshirës, i quajtur MR5, i cili për herën e parë u bë publik në vitin 2020.
Siç raportohet, ligji i jep mundësinë qeverisë indoneziane që të marrin të dhëna për disa përdorues specifikë, si dhe për të detyruar kompanitë që të largojnë përmbajtjet që “prishin rendin publik” dhe konsiderohen ilegale.
Platformat kanë 4 orë kohë që të ndërmarrin veprime mbi kërkesat “urgjente” të largimit, dhe 24 orë kohë të tjera për përmbajtje të tjera.
Një raport nga viti 2021 nga grupi për të drejta digjitale Electronic Frontier Foundation (EFF) i quan ligjet indoneziane “shkelje të të drejtave të njeriut”, teksa ligji i vendos platformat nën mëshirën e qeverisë indoneziane, e cila do t’i ndalojë ato në rast se nuk u binden ligjeve të vendit.
Më herët gjatë muajit, EFF shkroi një letër tek ministria indoneziane për Komunikim dhe Informim, duke kërkuar nga qeveria që të shfuqizojë “rregullat e saj shkelëse dhe moderuese të përmbajtjes”.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane Një central i ri bërthamor do të gjeneronte 1.6 miliardë CHF për ekonominë zvicerane çdo vit... -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë












