Lajme
Inflamacioni i zemrës i lidhur me vaksinat e Pfizerit dhe Modernas
Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se efektet anësore ishin më të zakonshme tek burrat e rinj
Inflamacioni i muskujve të zemrës është një efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave për COVID-19 të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna, sipas rregullatorëve në Evropë.
Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se efektet anësore ishin më të zakonshme tek burrat e rinj.
Agjencia shtoi se përfitimet prej vaksinave të COVID-19 vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik.
Megjithatë, mjekët dhe pacientët janë këshilluar që t’u bëhet me dije për simptomat e inflamacionit të zemrës.
Këto përfshijnë dhimbjen në gjoks, ndjenjën e shkurtimit të frymëmarrjes dhe rrahjet e shpeshta të zemrës. Kushdo me këto simptoma duhet të vizitojë një mjek, shkruan BBC.
Dy kushte ishin të lidhura me vaksinat – inflamacioni i muskulit të zemrës, i njohur si miokardit, dhe inflamacioni i qeskës së mbushur me lëng në të cilën ndodhet zemra, e njohur si perikardit.
Rastet që zbuloi Agjencia e Barnave nga analizat:
Pfizer-BioNTech – 145 raste të miokarditit dhe 138 raste të perikarditit nga 177 milionë doza të dhëna
Moderna – 19 raste të miokarditit dhe 19 raste të perikarditit nga 20 milionë doza të dhëna
Pesë persona vdiqën. Nga analiza doli se ata ishin të moshuar ose kishin probleme të tjera shëndetësore.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Shëndetit e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu ka hetuar lidhjen mes vaksinave dhe problemeve shëndetësore me zemrën.
Ajo raportoi se rastet që ndodhnin më shpesh ishte te burrat e rinj dhe pak pas marrjes së dozës së dytë të vaksinave.
“Këto raste janë jashtëzakonisht të rralla dhe janë zakonisht të lehta ku individët zakonisht shërohen brenda një kohe të shkurtër me trajtim standard dhe pushim”, shtoi Agjencia.
Shumica e rasteve mendohet të paraqiten brenda 14 ditëve nga vaksinimi.
Lidhja me inflamacionin e zemrës është gjetur vetëm me vaksinat që mbështetën në teknologjinë mARN – mARN i mëson qelizat e njeriut si të prodhojnë një proteinë që shkakton përgjigje imune në trup, e më pas prodhon antitrupa mbrojtës nga infektimi.
Nuk është gjetur lidhje për vaksinat si AstraZeneca ose Janssen, të cilat përdorin një virus të modifikuar gjenetikisht për të krijuar antitrupa kundër COVID-19.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













