Futboll
Influenca e Xhakës te Sunderland, rrit standardet dhe frymëzon ekipin
Tjetër vlerësim për Xhakën në Angli
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka marrë lëvdata të jashtëzakonshme për ndikimin e tij te “Macet e Zeza” këtë edicion. Prania dhe roli i tij brenda ekipit ka tërhequr vëmendjen e ish-lojtarëve dhe gazetarëve sportivë, duke u bërë një nga figurat kyçe të ekipit, përcjell albinfo.ch.
Xhaka ka qenë titullar në të gjitha 22 ndeshjet e Premier League, duke kontribuar me pesë asistime. Si lider, ai ka ndihmuar Sunderlandin të zërë vendin e nëntë me 33 pikë, vetëm katër pikë larg katër ekipeve kryesore që luftojnë për vendet e para.
Gazetari Ian Murtagh e ka vlerësuar të mërkurën mesfushorin shqiptar. Për BBC, Murtagh tha se prania e Xhakës në dhomat e zhveshjes dhe në fushë ka pasur ndikim të madh në rezultatet e Sunderlandit.
“Ai është transferimi më me ndikim në verilindje që nga Kevin Keegan te Newcastle në vitin 1982,” deklaroi Murtagh.
Gazetari shtoi: “Nuk po them domosdoshmërish më i miri, por për sa i përket ndikimit, rritjes së standardeve dhe komunikimit me shokët e ekipit, mendoj se ka ngjashmëri të madhe midis të dyve – edhe pse kanë 40 vjet diferencë.”
Ndikimi i Xhakës te Sunderland nuk matet vetëm me statistika; ai ka ndryshuar mënyrën e lojës së ekipit dhe ka ngritur standardet brenda skuadrës, duke treguar se është një udhëheqës i vërtetë dhe një nga mesfushorët më të respektuar në ligë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












