Lajme
Injektimet për humbje peshe: Gratë përdorin më shumë medikamente

Në Zvicër, përdorimi i injeksioneve për humbje peshe, si medikamenti Wegovy, po rritet me shpejtësi që nga pranvera e vitit 2024, kur filloi mbulimi nga siguracioni shëndetësor. Deri tani, rreth 40.000 persona kanë përfituar kompensim, dhe shpenzimet mund të arrijnë deri në 300 milionë franga në vit, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat tregojnë një dallim të qartë gjinor: gratë janë dyfish më të prira të përdorin këto injeksione, edhe pse më shumë meshkuj vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti (52% e meshkujve kundrejt 34% të grave). Një faktor kryesor është ndikimi më i madh i idealit të bukurisë tek gratë dhe dëshira për të ndryshuar peshën trupore.
Obeziteti është një sëmundje komplekse dhe kronike që prek pothuajse një milion njerëz në Zvicër dhe shpesh shoqërohet me probleme shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullime të tjera. Megjithatë, njerëzit me mbipeshë përballen shpesh me stigmatizim, edhe nga profesionistët e shëndetit, që i detyron ata të shmangin ndihmën mjekësore.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet e turistëve në Zvicër u rritën në vitin 2024 Vizitorët në Zvicër shpenzuan 19.6 miliardë CHF vitin e kaluar, një rritje prej 2.2% krahasuar me...
-
Si e mbron Zvicra bujqësinë e saj?
-
Ndjenja e konsumatorit zviceran mbetet pozitive pavarësisht krizave
-
Cilat janë rregullat për të notuar në liqenet malore të Zvicrës?
-
Në Zvicër ka gjithnjë e më pak besimtarë