Lajme
Inspektohet një laborator në Vuhan nga OBSH-ja
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e kanë vizituar një laborator në Vuhan të Kinës, për të cilin ka pasur pretendime se nga aty ka dalë koronavirusit i ri.
Është bërë inspektimi i institutit të virologjisë Vuhan, në të cilin kryhen hulumtime mbi sëmundjet më të rrezikshme në botë, do të jetë një nga ndalesat në hetimet për origjinën e pandemisë COVID-19.
Misionin e ekspertëve të OBSH-së Kina e kishte vonuar gjatë gjithë vitit të parë të pandëmisë. Ky ekip e ka për detyrë të shpjegojë se si kërceu virusi nga kafshët te njerëzit.
Por, ka pikëpyetje për faktet që mund të gjejnë ata, pasi ka kaluar shumë kohë që nga fillimi i pandemisë.
“Ne po presim me padurim të takohemi me të gjithë njerëzit kryesorë këtu dhe të bëjmë të gjitha pyetjet e rëndësishme që duhet të bëhen”, tha zoologu dhe anëtari i ekipit, Peter Daszak, sipas një video të transmetuesit japonez TBS.
Shumica e shkencëtarëve mendojnë se COVID-19 – i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan dhe që ka vrarë më shumë se dy milionë njerëz në gjithë botën – ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe mund t’u transmetohej njerëzve përmes një gjitari tjetër.
Ekspertët e OBSH-së qëndruan brenda institutit për gati katër orë, përpara se të largoheshin pa u ndalur për të folur me mediat që prisnin jashtë.
Kishte spekulime në fillim të pandemisë që virusi mund të kishte dalë aksidentalisht nga laboratori i biosigurisë në Vuhan, megjithëse nuk kishte prova për të mbështetur atë teori.
Kina e ka mohuar atë mundësi dhe ka folur për teori të pabazuara se virusi mund të ketë origjinën diku tjetër ose është sjellë në vend me importet e prodhimeve të detit të ngrirë. Teoritë janë refuzuar nga shkencëtarët ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?